Art&Argëtim

Një mami si Adelina Tahiri, këngëtarja tregon marrëdhënien me vajzën 20- vjeçare të burrit

12 Mars 2019, 17:44 Nga DOSJA
Një mami si Adelina Tahiri, këngëtarja tregon

Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri, kohë më parë u martua me biznesmenin Serjoza Markov, gjë e cila shkaktoi komente negative në mediet rozë. Publiku ende vazhdon të merret me Adelinën dhe martesën e saj. Por pas ardhjes në jetë djalit të saj, Jon Markov, marrëdhëniet e saj në familjen e burrit  kanë ndryshuar.

E ftuar në ‘Prive’, këngëtarja ka treguar për herë të parë si janë marrëdhëniet me familjen e burrit të saj. Gjtihashtu ajo ka treguar detaje nga marrëdhënia e djalit të saj, Jon me motrën e tij, pra me vajzën e burrit të  Adelinës.

Burri im ka të gjitha të drejtat për vajzën e vetë, si çdo prind që fëmijën e vetë e do më së shumti në botë dhe unë jam iniciatore që kudo që shkojmë i blej asaj dhuratë. Ajo ka nënën e vetë, nuk mund të më dojë mua si nënën e vetë, as nuk e dëshiroj atë, thjesht kemi respekt dhe marrëdhënie solide, por nuk dal me të. Vajza e do babain tmerrësisht shumë, por mua nuk më ka njeri të familjes që të konceptojë si të afërt, që është gjë normale. Nuk kemi urrejtje, jo dashuri, marrëdhënie normale”- u shpreh Adelina.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz adelina tahiri familja e saj e re jon markov adelina tahiri familja e saj e re jon markov

Sondazh

Poll