Aktualitet

Rihapet Shërbimi i Kardiologjisë tek “Nënë Tereza”, përfundon rikonstrukturimi i godinës që u prek nga tërmeti (VD)

19 Janar 2020, 17:58 Nga DOSJA
Rihapet Shërbimi i Kardiologjisë tek “Nënë

TIRANË– Shërbimi i Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është hapur sërish, pas rikontriktimit të dëmeve që pësoi godina nga tërmeti i 26 nëntorit. Vetë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi nga afër ambjentet e reja dhe të rikonstruktuara të qendrës spitalore, teka u shpreh se punimet kanë përfunduar në kohë rekord. Ministrja Manastirliu shtoi se puna nuk do të ndalet dhe se të gjitha strukturat shëndetësore që u prekën nga tërmeti, do të rindërtohen.

“Përfundoi në kohë rekord gjithë pjesa e rehabilitimit. Sigurisht që më e mira do të vijë vitin tjetër, me ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme, megjithatë me ç’ishte dhe me atë që na shkaktoi tërmeti u rehabilitua në kohë shumë të shpejtë. Puna këtë vit nuk do të ndalet për Programin e Rindërtimit, me spitalin e Laçit si dhe qendrat shëndetësore të dëmtuara nga tërmeti të cilat do të përfshihen në Programin tonë të Rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. E rëndësishme është që qytetarëve nuk u mungon shërbimi në qendrat shëndetësore apo spitalet që kanë patur dëmtime,”– deklaroi ministrja.

Tërmeti i 26-nëntorit rezultoi tragjik për Shqipërinë. Ai la pas 51 viktima, mbi 900 persona të lëdnuar dhe miëjra banesa të shkatërruara.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nene tereza ogerta manastirliu rihapet shërbimi i kardiologjisë tek “nënë tereza” nene tereza ogerta manastirliu rihapet shërbimi i kardiologjisë tek “nënë tereza”

Sondazh

Poll