Aktualitet

Mashtruan me kreditë dhe përfituan miliona lekë, shkatërrohet grupi prej gjashtë personave nga Berati, si operonin

19 Janar 2020, 17:38 Nga DOSJA
Mashtruan me kreditë dhe përfituan miliona lekë,

BERAT– Një person është arrestuar, një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa katër të tjerë janë proceduar penalisht, pasi akuzohen se mashtronin me anë të kredive. Sipas njoftimit të polcisë,  gjashtë personat kanë përvetësuar 300 mijë lekë të reja duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte. Ata nënshkruanin kontrata huaje me një subjekt të licensuar nga një shoqëri për “Dhënie kredie”, në emër të personave të tjerë, dhe paratë i merrnin vetë.

Grupi është pikasur p[as denoncimeve të shumta. Qytetarë të ndryshëm janë telefonuar nga kompania kredi-dhënëse për të shlyer paratë në një kohë që ata vetë nuk kishin marrë asnjë lloj huaje. Pas telefonatës, qytetarët kanë bërë denoncimin përkatës dhe policia ka rënë në gjurmët e grupit që operonte në Berat.

Njoftimi i plotë i policisë Berat: Goditen raste të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kredia”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat. Vihet në pranga një person, një tjetër shpallet në kërkim dhe 4 procedohen në gjendje të lirë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale e krimeve ekonomike e financiare, pas kallëzimeve të marra nga individë për mashtrim nga disa persona, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kredia”. Në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur ndalimi i shtetasit A. H., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim policor shtetasi E. V., banues në Berat. Gjithashtu, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. D., F. S., D. D. dhe R. S. Shtetasi i ndaluar A. H., në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërkim dhe ata të proceduar në gjendje të lirë, gjatë këtij muaji, nëpërmjet mashtrimit duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte, kanë përvetësuar shumën prej 300000 lekësh të reja, duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licensuar nga një shoqëri për “Dhënie kredie”.

Gjithashtu, gjatë operacionit kanë bërë kallëzime edhe dy shtetas të tjerë, të cilët gjatë muajit dhjetor 2019 dhe janar 2020 janë mashtruar nga shtetasit A. H., E. V. dhe F. D., duke u përvetësuar shumën prej 190.000 lekësh të reja. Të dy shumat janë përfituar në subjektin e licensuar për kredidhënie, kredi që këta shtetas i merrnin në emër të subjekteve që kanë bërë kallëzim. Të 6 shtetasit që kanë bërë kallëzim ishin mashtruar duke firmosur letra, për të cilat s’do mbanin asnjë përgjegjësi dhe nuk do kishin asnjë problem. Këta shtetas, kur janë njoftuar nga institucioni i kredidhënies për kreditë e marra në emër të tyre, menjëherë kanë bërë kallëzim në DVP Berat. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, kryer në bashkëpunim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona berta operacioni kredia arrestohen 6 persona berta operacioni kredia

Sondazh

Poll