Aktualitet

Ngelën në ‘qiell të hapur’ pas tërmetit tragjik, familja me 9 anëtarë në Mirditë jeton ende në çadër: Natën flem

19 Janar 2020, 16:55 Nga DOSJA
Ngelën në ‘qiell të hapur’ pas tërmetit tragjik,

MIRDITË– Në një të tillë verore jeton edhe familja Lekgegës me 9 anëtarë. Për të shkuar tek familja e Besim Lekgegës të duhet që të udhëtosh në këmbë mbi 1 orë nëpër një rrugë shumë të vështirë. Si çdo familje tjetër familja e Besimit kërkon që ti sigurohet një konteiner banimi për të kaluar dimrin.

“Kjo banesë është e pabanueshme për ne”. Bashkia na ka dhënë dy çadra”.
Por jetësa në këtë çadër bëhet edhe më e vështirë për fëmijët, të cilët duhet të mësojnë në të ftohtë dhe në kushte aspak të përshtatshme. Edhe studiojmë, lahemi, kjo është hapësira jonë ku mësojmë. Ndriçimi nuk është i plotë, natën flemë me frikë,është ftohtë. Është hapësirë e vogël për 9 persona”.

Si të mos mjaftonte vetëm mungesa e shtëpisë, për të shkuar në shkollë fëmijët duhet të ecin çdo ditë një orë në këmbë. Por për të shkuar në shkollë këta fëmijë duhet të kalojnë përmes kësaj ure të rrënuar. Ata rrëfejnë se për ta kjo rrugë është shumë e lodhshme.

“Po qe moti i keq, rrugën e bëjmë 1 orë e gjysëm, kur është mot i mirë, 1 orë. Është e vështirë si nga ana fizike, dhe nga ana mendore, kur shkojmë në shkollë jemi të lodhur”.

Si shtëpia e familjes Lekgega, tërmeti ka kthyer në të pa banueshme edhe shumë banesa Në këtë njësi administrative të Bashkisë Mirditë, por një pjesë e famljeve janë të larguara.

Marrë nga ABC News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne cadra besim lekgega mirdite tragjedia e 26 nentorit 2019 banoret ne cadra besim lekgega mirdite tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll