Politike

“Boll o boll”! Rama i kthehet kandidatit të PS në Tiranë: O Halit, ti i ke sjellë këta? Me zor të edukuam ty...

Me batuta Rama i cilësoi ata si demokratë dhe fajësoi kandidatin për deputet, ish-demokratin Halit Valteri.

28 Prill 2025, 19:37 Nga E. D
“Boll o boll”! Rama i kthehet kandidatit të PS në
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama teksa po shpjegonte përfitimet e pasaportës europiane, gjatë takimit në Tiranë u ndal tek disa të rinj që nuk e kishin mendjen tek fjalimi i tij. Me batuta Rama i cilësoi ata si demokratë dhe fajësoi kandidatin për deputet, ish-demokratin Halit Valteri. Kryeministri me batuta tha se mezi kanë edukuar Halitn dhe jo më të rinjt. 

“Boll o boll, e kuptova që je demokrat ne po të mbajmë po të edukojmë avash avash do mësosh edhe ti, por përqendrohu në mësim. Këtë keni ju problem, ju nuk mësoni”, iu drejtua Rama të rinjve.

O Halit ti i ke sjellë këta. Duan kohë edhe këta, me zor të edukuam ty jo mo këta“, iu drejtua Rama kandidatit për deputet Halit Valteri.

edi rama

Sondazh

Poll