Politike

"38 mln euro mbështetje për bujqësinë", Rama: Vetëm në qarkun e Tiranës kemi investuar 2.17 miliardë euro

Ai prezantoi edhe projektet dhe investimet e kryera në arsim, rindërtim, infrastrukturë rrugore dhe disa fusha të tjera.

28 Prill 2025, 16:53 Nga r.ll
"38 mln euro mbështetje për bujqësinë", Rama:
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Petrelë disa nga investimet e qeverisë në tre mandate vetëm për qarkun e Tiranës. Rama u shpreh se në bujqësi janë investuar 38 milionë euro. Ai foli edhe për shëndetësinë dhe kujdesin social, ku tha se për projektet e këtyre sektoreve janë investuar 290 milionë euro. Po ashtu kreu i qeverisë prezantoi edhe projektet dhe investimet e kryera në arsim, rindërtim, infrastrukturë rrugore dhe disa fusha të tjera. Ai u shpreh se vetëm në qarkun e Tiranës janë investuar 2.17 miliardë euro. 

"Vetëm në Bujqësi janë investuar 38 milionë euro. Flasim vetëm për mbështetje nga institucionet në tre mandate. Kjo është mbështetja vetëm për fshatin. Shëndetësia dhe kujdesi social. Projekte ku hyjnë qendra shëndetësore, për fondin social, organizata etj. Janë 290 milionë euro. Flasim vetëm për investime në territor.  Arsimi. 178 projekte, 235 milionë euro vetëm në qarkun e Tiranës. Rindërtimi deri tani ka kushtuar deri tani 60 milionë euro. 60 mijë dyer janë hapur vetëm gjatë rindërtimit.

Rigjenerimi urban, 307 milionë euro. Infrastruktura rrugore në Tiranë, 332 kilometra infrastrukturë rrugore, 95% akses në zonën rurale është prekur, qoftë me rrugë të asfaltuara, qoftë me ato që quhen rrugë të bardha. Energjia, 48 projekte për energjinë elektrike për 36 milionë euro.

Ujësjellës-kanalizime, 49 milionë euro, 42 projekte. Në afro 70% të saj Tirana ka ujë 24 orë. Turizmi dhe mjedisi, 31 milionë euro. Kultura, 113 milionë euro, është një domosdoshmëri për faktin që kultura në një kryeqytet si Tirana është në funksion të turizmit. Vetëm në qarkun e Tiranës kemi investuar si shtet duke bërë të hapura ato lehtësira që ishin më parë, 2.17 miliardë euro", u shpreh Rama.

edi rama ne petrele

Sondazh

Poll