Politike

Rama takim në Petrelë: Kontrata e lobimit të PD më kujton gjykatësit e korruptuar që nuk kishin si të justifikonin pasuritë

Ai u shpreh se 6 milionë dollarë janë deklaruar si pagesë nga PD për të pastruar "damkën nga bufi i kënetës".

28 Prill 2025, 16:20 Nga r.ll
Rama takim në Petrelë: Kontrata e lobimit të PD më kujton
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim elektoral me qytetarët në Petrelë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka komentuar kontratën e lobimit të Partisë Demokratike me SHBA-në. 

Ai u shpreh se 6 milionë dollarë janë deklaruar si pagesë nga PD për të pastruar "damkën nga bufi i kënetës". Kreu i qeverisë shtoi se teksa thuhet se kjo kontratë është financuar nga një grup patriotësh i kujton, gjykatësit e korruptuar që nuk justifikonin pasuritë e ndryshme. 

"Dje shqiptarët kanë parë një kontratë të pabesueshme të kënetës, me një grup magjistarësh amerikanë. 6 milionë dollarë, janë deklaruar si pagesë nga ana e kënetës për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës. Është thënë që kjo është një kontratë që financohet nga një grup patriotësh. Kjo më kujton vjehrrët dhe baxhanakët dhe gjykatësit e korruptuar që nuk kishin si të justifikonin lloj lloj pasurish. Nuk qenka aq e thjeshtë saç u bë, nuk qenka aq e thjeshtë që këtu qenka një komplot ndaj një burri të ndershëm dhe u ngritën SHBA dhe e damkosën se unë me Sorosin bëmë një konspiracion dhe ky i shkreti viktimë e pafajshme. Dhe në momentin që ndryshoi administrata në SHBA gjithçka do pastrohej dhe ky buf do shfaqej si pëllumb i bardhë. Nuk e di çfarë duhet të bëjë njeriu në këto kushte, kush sheh që ka qenë edhe kryeministër. Sot është në procesin e rrëshqitjes së ledhit dhe përpiqet t’i tregojë njerëzve se ka ca magjistarë me vete se do bëjë magji dhe sot kishte futur në lojë edhe familjen e presidentit Trump.", tha Rama ndër të tjera. 

edi rama ne petrele

Sondazh

Poll