Politike

“Me ty e kam, shif nga unë”! Rama batuta me të riun në Tiranë: Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua s'ka ardhur për ty

Rama iu drejtua një djali që ndodhej në shoqërinë e një vajze, duke i thënë të mos shpërqëndrohet nga kjo e fundit po të dëgjojë fjalimin.

28 Prill 2025, 18:22 Nga E. D
“Me ty e kam, shif nga unë”! Rama batuta me të riun
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Tiranë me të rinjtë që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”. Gjatë fjalimit tij Rama nuk i kurseu batuat me të rinjtë. Rama iu drejtua një djali që ndodhej në shoqërinë e një vajze, duke i thënë të mos shpërqëndrohet nga kjo e fundit po të dëgjojë fjalimin.

“Me ty e kam , shif mua, shif nga unë, dëgjo mua, mos i rri asaj mbi qafë, se ka ardh për mua s’ka ardh për ty. Kishte dhe atë shkopin e flamurit dhe e tundte, dhe i rrinte asaj… shif mu”, tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll