Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ teston pajisjet e identifikimit biometrik, nënkomisionerja: 31 qendra votimi ende pa operator!

Nënkomisionerja Lelaba Pelinku u shpreh para mediave se pas auditimit të zgjedhjeve te 14 majit, janë marrë masa për riverifikimin e paisjeve.

28 Prill 2025, 15:51 Nga N.F
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ teston pajisjet e identifikimit biometrik,
Nënkomisionerja Lelaba Pelinku

TIRANË- Dy javë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit ndërsa po vijojnë përgatitjet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që procesi i votimit të shkojë si duhet dhe pa probleme. Ditën e sotme mësohet se KQZ testoi pajisjet e identifikimit biometrik.

Në zgjedhjet e kaluar problematikat e shënuara me identifikimin e zgjedhësve ka bërë që KQZ të  ndjekë një protokoll shtesë masash. Nënkomisionerja Lelaba Pelinku u shpreh para mediave se pas auditimit të zgjedhjeve te 14 majit, janë marrë masa për riverifikimin e paisjeve.

Pelinku shtoi se operatorët vijojnë të jenë një problem pasi për momentin 31 qendra votimi ende janë pa operator. Paralelisht me pajisjet e identifikimit biometrik  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën testimin ne terren të makinerive që do të përdoren për votimin dhe numërimin elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës.

kqz zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll