Politike

Rama: Sot kemi nivelin më të madh të uljes së papunësisë, këto janë shifra jo opinione

Ai u shpreh se në vitin 2024 ishte shënuar dhe ulja më e madhe e papunësisë në 34 vite, 8.8 përqind.

28 Prill 2025, 16:42 Nga r.ll
Rama: Sot kemi nivelin më të madh të uljes së
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në Petrelë ka prezantuar disa nga arritjet e qeverisë në sektorë të ndryshëm. Lidhur me papunësinë, Rama tha se sot kemi nivelin më të madh të uljes së papunësisë. 

Ai u shpreh se në vitin 2024 ishte shënuar dhe ulja më e madhe e papunësisë në 34 vite, 8.8 përqind. Ndërkohë shtoi më tej se që kur PS mori detyrën, janë punësuar mbi 300 mijë persona. 

"Sot kemi nivelin më të madh të uljes së papunësisë. Në 2024 pati rënie njëshifrore, 8.8 përqind. Këto nuk janë piktura, nuk janë opinione. Janë shifrat e të punësuarve në Republikën e Shqipërisë. Kur ne morëm detyrën , ishin 1.023.000 të punësuar, tani kemi 1.327.000 të punësuar. Janë 300 mijë e pak më shumë apo nuk janë? Kjo është ajo që kemi thënë dhe ajo që kemi bërë. Këto janë të dhënat reale. Sektori privat vijon të rrisë pagat. Në shtet, jemi në 1000 euro dhe projeksioni është 1200 euro.", tha Rama. 

edi rama ne petrele

Sondazh

Poll