Politike

"Ofertë elektorale për të penguar ndryshimin dhe vullnetin e qytetarëve"/ Çollaku denoncon investimet elektorale: Mjetet e rënda kanë zbarkuar në fshat, s’ka as tabelë...

Më tej Çollaku tha se kjo është ofertë elektorale për të penguar ndryshimin dhe vullnetin e qytetarëve.

28 Prill 2025, 16:17 Nga E. D
"Ofertë elektorale për të penguar ndryshimin dhe vullnetin e
pamje nga vendngjarja

KLOS- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Basir Çollaku, ka bërë një denoncim si autoritetet lokale shtrojnë rrugën e fshatit Suç, njësia administrative e Klosit, e cila për vite të tëra ka qenë në gjendje të mjeruar dhe se sot, atje kanë zbarkuar mjetet e rëndë. Çollaku e bëri denoncimin në edicionin e mesditës në SYRI TV dhe theksoi se makinat e bashkisë Klos janë duke bërë një investim, për të cilin nuk ka as tabelë e as të dhëna zyrtare për çfarë po punohet.

Gjithashtu ai u shpreh se se ka lajmëruar policinë, e cila pritet të mbërrijë në vendngjarje dhe të kryejë verifikimet përkatëse. Sipas tij kjo është bërë përditshmëri dhe janë bërë shumë intensive në këto kohë elektorale. Më tej Çollaku tha se kjo është ofertë elektorale për të penguar ndryshimin dhe vullnetin e qytetarëve.

"Unë jam në Klos. Ashtu siç e shihni  janë makinat e bashkisë Klos duke bërë një investim, për të cilin nuk ka as tabelë e as të dhëna zyrtare për çfarë po punohet.

Sigurisht që është ofertë elektorale për të penguar ndryshimin dhe vullnetin e qytetarëve. Aktualisht kam njoftuar edhe shërbimet e Policisë së Shtetit të Komisariatit të njësisë vendore, Mat. Pres reagimin e tyre. Më thanë që kanë vënë në lëvizje mjete për të ardhur e për të parë se çfarë po ndodh.

Tashmë kjo është bërë përditshmëri dhe janë bërë shumë intensive në këto kohë elektorale.

Policia dhe prokuroria na kanë thënë së paku, që nee do të kryejmë veprimet procedurale për të parë nëse praktikat e autoriteteve lokale i kanë miratuar fondet më herët dhe nëse janë ligjore.

Kjo është përgatitja e fazës së parë që e përgatisin për ta shtruar me asfalt.

Unë jam në pritje të mbërritjes së forcave policore," tha Basir Çollaku.

zgjedhjet e 11 majit basir Çollaku

Sondazh

Poll