24 Prill 2025, 22:54
Nga M.B

TIRANA-Gazetari Klodian Tomorri, duke treguar përmasat e krizës në landfillin e Sharrës. I ftuat në emisionin “Të Paekspozuarit” Tomorri tha se tani po kërkohet një landfill privat për të hedhur mbetjet e bashkive të qarkut të Tiranës. Ai tha se është krijuar Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Mbetjeve dhe i kanë dhënë përgjegjësinë e menaxhimit të mbetjeve. Sipas tij, kjo agjenci do të lidhë kontrata për të gjetur zgjidhje për mbetjet.
"Nuk është vetëm "larje duarsh" me inceneratorin, por lidhet edhe me të ardhmen. Çfarë ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës? U paguan paratë dhe nuk u ndërtua. Janë bërë mbetjet kapicë atje. Agjencia që administron landfillin, ka marrë vendim që të mos pranojë më. Dherat nuk pranohen më dhe inertet, ata kanë filluar i hedhin ku të gjejnë vend nëpër lumenj, pa kriter. Ne paguam 100 e ca milionë euro dhe nuk u zgjidh problemi i mbetjeve. Tani duhet gjetur vend i ri për mbetjet urbane, dherat, inertet e me rradhë.
Tani ka lindur problemi, çfarë do të ndodhë. Këta krijuan Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Mbetjeve dhe i kanë dhënë përgjegjësinë e menaxhimit të mbetjeve. Kjo agjenci do të lidhë kontrata për të gjetur zgjidhje për mbetjet. Po përflitet që mund të ketë licensë të re për landfillin privat. Është kjo agjenci që do të lidhë kontratën. E dyta, është e paprecedentë, duket e pabesueshme. Që nga mars 2022, mbetjet nuk kanë qenë në fushën e përgjegjësisë së asnjë ministrie, janë lënë jetim. Pasi e lanë tre vjet rresht jashtë çdo përgjegjësie… Si të lihet energjia pa autoritet që të vendosë.
E hoqën në 2022 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nuk e vunë askund. Gjatë kësaj kohe ka patur përplasje mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, që nuk pranonte ta merrte, sepse ishte çështja e inceneratorit. Të gjithë e dinin që do të kishin me vete pataten e nxehtë të inceneratorit. Prandaj krijuan një agjenci. Kanë vënë Ersi Sulejmani drejtor, që bëri sherrin në Shkodër dhe i drejtuan armët. Ka patur dhe shumë akuza nga opozita për të”, tha Tomorri.
klodian tomori
Aktualitet
24 Prill 2025, 22:34
M.B
Elton Qyno
TIRANA- Gazetari Elton Qyno foli sot lidhur me hetimin e nisur nga SPAK ndaj tij dhe gazetarit Artan Hoxha. I ftuar në "Çi...
Aktualitet
24 Prill 2025, 22:34
E. D
Flamur Vezaj
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi rastin e gazetarit Elton Qyno, të marr&eum...
Aktualitet
24 Prill 2025, 22:15
M.B
Artan Hoxha
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka folur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi në favor të gazetarit ...
Aktualitet
24 Prill 2025, 22:11
E. D
foto ilustruese
ZVICËR- Autoritetet zvicerane kanë goditur një rrjet kriminal të trafikut të kokainës, duke arrestuar dy...
Aktualitet
24 Prill 2025, 22:07
M.B
Elton Qyno
TIRANA- Gazetari Elton Qyno ka folur sërish pasi Gjyjata Kushtetuese vendosi në favor të tij për padinë p&eum...
Aktualitet
24 Prill 2025, 21:49
M.B
Klodiana Lala dhe Dritan Rexhepi
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka folur sot për të ekstraduarin nga Turqia, Dritan Rexhepin i cili ka...
Aktualitet
24 Prill 2025, 21:43
M.B
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga hetimet për atentatin në Lundër, ku mbetën të plagosu...
Aktualitet
24 Prill 2025, 21:42
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një telefonatë ka ngritur alarmin në Polici. Sipas telefonatës së mbërritur në sallën ...
Aktualitet
24 Prill 2025, 21:31
M.B
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala, foli sot lidhur me hetimet e krimeve zgjedhore. Lala deklaroi në emisionin “Të Paekspoz...
Aktualitet
24 Prill 2025, 21:17
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Që në lindje, vogëlushi Leo ka jetuar me një këmbë që nuk funksionon. Ka tentuar të ec&eu...