Aktualitet

"SPAK pretendonte që të gjente burimin e informacionit..."/ Vezaj: Elton Qyno e nxori gënjeshtar dëshmitarin e penduar Nuredin Dumani

Vezaj i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, theksoi se marrja në hetim e Qynos nga SPAK kishte për qëllim mbylljen e gojës së gazetarit, pasi në të paktën dy raste e nxori gënjeshtar dëshmitarin me të cilin mburret Prokuroria e Posaçme, Nuredin Dumani.

24 Prill 2025, 22:34 Nga E. D
"SPAK pretendonte që të gjente burimin e informacionit..."/
Flamur Vezaj

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi rastin e gazetarit Elton Qyno, të marrë nën hetim nga SPAK për mos tregim të burimit të tij gazetaresk. Vezaj i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, theksoi se marrja në hetim e Qynos nga SPAK kishte për qëllim mbylljen e gojës së gazetarit, pasi në të paktën dy raste e nxori gënjeshtar dëshmitarin me të cilin mburret Prokuroria e Posaçme, Nuredin Dumani. Sipas tij SPAK pretendonte që të gjente burimin e informacionit dhe ajo ishte budallallëku më i madh me njoftimin për shtyp. 

"Mendoj se në raste të tilla vetëm kur burimi i informacionit rrezikohet jeta e dikujt, apo në rastet ekstreme kur rrezikohet që një informacion shumë i rrezikshëm që të dalë në opinionin publik, ndoshta atëherë mund të kërkohet burimi i informacionit të gazetarit.

Mjafton fakti që gazetari Elton Qyno ka thënë fakte mbi këtë fakt edhe SPAK nuk kishte asnjëherë ankesa për vërtetësinë e atyre që kishte thënë Qyno. SPAK pretendonte që të gjente burimin e informacionit dhe ajo ishte budallallëku më i madh me njoftimin për shtyp, se thanë që ne mbajtëm Elton Qynon për 10 orë dhe i terrorizuam familjen vetëm për të gjetur burimin e informacionit.

Mendoj se nuk ka qënë synimi i burimi i informacionit, unë mendoj se ka qënë mbyllja e gojës së Elton Qynos për shkak se i nxori blof në disa raste dëshmitarin e penduar që SPAK mburret, Nuredin Dumanin, duke qënë se Elton Qyno po publikonte fakte të cilat e nxirrnin gënjeshtar Dumanin të paktën në dy raste me ato se çfarë thoshte në prokurori si dëshmi e tij dhe ato që kishte thënë realisht në SKY ECC," tha Vezaj. 

flamur vezaj elton qyno

Sondazh

Poll