Aktualitet

Hetimet për krimet zgjedhore/ Gazetarja: Një rast ka nisur nga sekuestrimi i një celulari në burgun e sigurisë së lartë

Ajo theksoi se njëri nga hetimet ka nisur nga sekuestrimi i një celulari në një burg të sigurisë së lartë ku rezulton se i dënuari ishte i përfshirë në fushatën e një force politike.

24 Prill 2025, 21:31 Nga M.B
Hetimet për krimet zgjedhore/ Gazetarja: Një rast ka nisur nga
Klodiana Lala

TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala, foli sot lidhur me hetimet e krimeve zgjedhore. Lala deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se nga janari deri më sot janë 25 procedime penale. Ajo theksoi se njëri nga hetimet ka nisur nga sekuestrimi i një celulari në një burg të sigurisë së lartë ku rezulton se i dënuari ishte i përfshirë në fushatën e një partie.

“Nga janari deri më sot janë 25 procedime penale, 7 me iniciativën e prokurorëve që kanë konstatuar që ka vepra penale për krim zgjedhor. Ka patur një risi se është platforma online me ankesa dhe të dhëna. Ka pasur shumë kërkesa për administratën, për resurset shtetërore nga ministra dhe dyshime për shiblerje të votës.

I vetmi rast zyrtar është ai i Lushnjës që mund të hetohej nga prokuroria vendore. Njëri nga hetimet ka nisur nga sekuestrimi i një celulari në burgun e sigurisë së lartë. Ka dyshime të arsyeshme, është një hetim që po mbahet në sekret të plotë që ka derivuar nga sekuestrimi i një celulari ku rezulton se i dënuari ishte i përfshirë në fushatën e një force politike. Mund të ketë ofruar para apo bërë presion. Është hera e parë. Duhet parë se çfarë do të japë në ditët edhe javët në vijim”, tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll