Aktualitet

Fitoi në Kushtetuese përballë SPAK/ Gazetari Qyno: Ajo që ndodhi me mua nuk duhej të përsëritej më

Qyno tha se ajo që ndodhi me të nuk duhej të përsëritej më dhe se beteja e tij ishte e të gjitha mediave, të gjithë zërave kritikë apo opozitarë.

24 Prill 2025, 22:07 Nga M.B
Fitoi në Kushtetuese përballë SPAK/ Gazetari Qyno: Ajo që
Elton Qyno

TIRANA- Gazetari Elton Qyno ka folur sërish pasi Gjyjata Kushtetuese vendosi në favor të tij për padinë për vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor. Qyno tha në "Çim Peka Live" se ajo që ndodhi me të nuk duhej të përsëritej më dhe se beteja e tij ishte e të gjitha mediave, të gjithë zërave kritikë apo opozitarë.

"Nuk ishte faktikisht një çështja e imja, por një çështje që i përkiste të gjitha mediave, të gjithë zërave kritikë, opozitarë, quajini si të doni, por ajo që ndodhi me mua nuk duhej të përsëritej më", tha Qyno.

Rasti i gazetarit Elton Qyno

Në padi, Qyno kërkonte shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike.

Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e "detyrimit për paraqitje" për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.

elton qyno

Sondazh

Poll