Aktualitet

"Provat e reja në gjyqin kundër Dritan Rexhepit!" Gazetarja: SPAK paraqiti përgjime në SKY ECC ku flitet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

Lala tha se Rexhepi është një personazh i rëndësishëm dhe është hera e parë që ai jep versionin e tij.

24 Prill 2025, 21:49 Nga M.B
"Provat e reja në gjyqin kundër Dritan Rexhepit!" Gazetarja:
Klodiana Lala dhe Dritan Rexhepi

TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka folur sot për të ekstraduarin nga Turqia, Dritan Rexhepin i cili ka dëshmuar në procesin gjyqësor për zhdukjen e Jan Prengës, para 5 vitesh. E  ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" Lala tha se Rexhepi është një personazh i rëndësishëm dhe është hera e parë që ai jep versionin e tij. Ajo shtoi se për herë të parë, Prokuroria e Posaçme paraqiti prova të reja, përgjime në SKY ECC, ku është Funiqi, Rexhepi dhe Hajri teksa flasin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. 

“Dritan Rexhepi përballet për herë të parë me drejtësinë shqiptare për zhdukjen e Jan Prengës në 2020. Është një personazh i rëndësishëm dhe është hera e parë që ai jep versionin e tij. Ai e mohoi se kishte lidhje me Gentian Doçin Funiqin. Në rastin e Funiqit edhe pse policia ka sjellë informacion se është arrestuar në Spanjë nuk ka përpjekje për ta ekstraduar.

Për babanë e 3 fëmijëve, Jan Prenga, ende nuk ka asnjë të dhënë, Po ashtu po hetohet në një dosje tjetër edhe Altin Hajri pronari i “Golden Resort” ku u mbajt trupi i pajetë i Jan Prengës. Është një krim monstruoz, është marrë peng një person që nuk ka lidhje me asnjë lidhje me aktivitetin kriminale të vëllait të tij, për një sasi të madhe droge në Britani që ishte e Funiqit dhe Dritan Rexhepit.

Për herë të parë, Prokuroria e Posaçme paraqiti prova të reja, përgjime në SKY ECC, ku është Funiqi, Rexhepi dhe Hajri ku flasin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Kjo ndoshta do të jetë prova vendimtare se nuk ka trup dhe nuk ka krim ende. Në këtë ngjarje ka patur vëmendje për Dritan Rexhepin”, tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll