Aktualitet

Qyno fitoi ndaj SPAK në Kushtetuese/ Gazetari Artan Hoxha: "Diamanti" i reformës në drejtësi në këtë rast gaboi me dashje!

Hoxha tha se kjo që ka ndodhur është një gjë shumë pozitive për komunitetin e gazetarëve. 

24 Prill 2025, 22:15 Nga M.B
Qyno fitoi ndaj SPAK në Kushtetuese/ Gazetari Artan Hoxha:
Artan Hoxha

TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka folur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi në favor të gazetarit Elton Qyno për padinë e tij për vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor. I ftuar në "Çim Peka Live", Hoxha tha se kjo që ka ndodhur është një gjë shumë pozitive për komunitetin e gazetarëve. 

Sipas tij në rastin konrekt SPAK, të cilin e etiketoi sei "diamanti" i reformës në drejtësi, gaboi me dashje. Ai përgëzoi Gjykatën Kushtetuese për vendimin pasi tha se nuk favorizoi drejpërdrejt as gazetarërt, por mbajti drejtësi.

"Kjo që ka ndodhur është një gjë shumë pozitive për komunitetin e gazetarëve edhe pse duhej ta provonte në kurriz Qyno në këtë rast dhe familja e tij më shumë se ne jemi mësuar me këtë pjesën e luftës dhe betejës. Përderi sa kemi hyrë në këtë profesion i dimë pasojat. Por kjo ishte shumë e rëndësishme për të kuptuar se një strukturë, ajo që mbahet si diamanti i reformës në drejtësi dhe mund të gabosh padashje, por ky ishte gabim me dashje, kjo që ndodhi me Qynon.

Te rasti i dytë ata na i bastisën prap shtëpitë neve, Eltoni ka qenë me çantat e kalamajve për t'i çuar në shkollë kur kanë ardhë te dera e shtëpisë atje, por herën e dytë ata e kuptuan pasojën dhe thanë 'jo është kontroll i paligjshëm', por s'foli njeri herën e dytë për kontrollin e paligjshëm se e shpallën vetë kontroll të paligjshëm sepse thash, e mbuluan me gjë tjetë.

Kurse rasti i parë kishte dhe flagrancën tjetër dhe hetimi ishte brenda SPAK-ut dhe kur ti heton brenda SPAK dhe i shkon gazetarit. Pra edhe gjuha që përdor Gjykata Kushtetuese, të cilën dua ta përgëzoj në këtë rast sepse vendimi i saj ishte kundër një prej strukturave që është diamanti i demokracisë së re, së dyti GJK nuk e favorizoi Eltonin, nuk favorizoi gazetarët, por mbajti drejtësi", tha Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll