Aktualitet

“I ka bërë gjunjët copë që të ecë”, nëna e 3-vjeçarit kërkon ndihmë

Për të realizuar këtë ëndërr, Leo ka nevojë për dy operacione të ndërlikuara dhe një terapi të gjatë me një kosto 35 000 euro që familja e tij nuk mund ta përballojë.

24 Prill 2025, 21:17 Nga M.B
“I ka bërë gjunjët copë që të
Foto nga emisioni

TIRANA- Që në lindje, vogëlushi Leo ka jetuar me një këmbë që nuk funksionon. Ka tentuar të ecë, është rrëzuar e nuk ia ka dalë. Leo i vogël nuk mund të luajë, nuk mund të vrapojë, nuk mund të jetojë si një fëmijë i zakonshëm. Për të realizuar këtë ëndërr, Leo ka nevojë për dy operacione të ndërlikuara dhe një terapi të gjatë me një kosto 35 000 euro që familja e tij nuk mund ta përballojë.

“Si mund të më thuash t’i presin këmbën? Ishte 1 vjeç kur ma thanë. Kam dalë këtu si çdo nënë që do të bënte çdo gjë për fëmijën e saj për të kërkuar ndihmë te të gjithë shqiptarët që të ndihmojmë Leon, ta bëjmë operim sa më shpejt. Është diçka që nuk mund ta shpjegoj dot me fjalë. Është e dhimbshme pasi shikon vajzën që ecën dhe ikën me vrap dhe Leon, që e ka të pamundur t’i shkojë nga mbrapa.

Tenton gjithë kohës me anë të gjunjëve të lëvizë, të ecë, ta kapë me vrap. I ka bërë ata gjunj copë duke tentuar gjithë kohës për t’u bërë si e motra. Gjithë kohës rri dhe kap këmbën e vet dhe më thotë ‘mami, mami’ duke më treguar këmbën të më thotë ‘po unë pse nuk eci dot, po unë pse nuk jam si motra që të iki me vrap, pse këmba ime nuk është njësoj si gjithë të tjerët?’”,  thotë nëna e tij.

Emisioni ”Stop” në Tv Klan dhe “Fundjavë ndryshe” bëjnë apel për të ndihmuar Leon dhe kanë hapur një llogari GoFundMe për t’i dhënë atij një jetë normale./ TV Klan

nëna e 3-vjeçarit kërkon ndihmë

Sondazh

Poll