Bota

Tragjedia në Etiopi, Kosova dhe Europa ndalojnë fluturimin e avionëve Boeing

13 Mars 2019, 08:24 Nga DOSJA
Tragjedia në Etiopi, Kosova dhe Europa ndalojnë fluturimin e

Kosova dhe Europa kanë pezulluar fluturimet e avionëve “Boeing 737 Max 8”. Sipas njoftimit nga Autoriteti i Aviacionit Civil janë ndaluar përkohësisht të gjitha operimet e tipave të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX si dhe Boeing 738-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Kosovës.

“Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, informon të gjithë qytetarët se Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet e tipave të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX si dhe Boeing 738-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore Boeing 737-8 MAX dhe Boeing 738-9 MAX. Kjo ndalësë hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e radhës,”- thuhet në komunikatë.

Gjithashtu edhe Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) ka ndaluar fluturimet e  aeroplanëve ‘Boeing 737 MAX 8’ në hapësirën ajrore të saj pas tragjedisë së Etiopisë. Një ditë më parë ihste Britania e Bashkuar e cila zyrtarisht ndaloi të gjitha fluturimet që përfshijnë tipin e avionit “Boeing 737 MAX 8”.

Ky vendim ka ardhur pas tragjedisë së ndodhur në Etiopi ku pas një rrëzimi të një aeroplani të llojit Boeing, mbetën të vdekur 157 persona të cilët ndodheshin në bord. Ngjarja ndodhi më datë 10 mars.(Lexo ketu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 157 te vdekur boeing 737 max europe kosove ndalimi i fluturimeve te boeing tragjedi ne ajer 157 te vdekur boeing 737 max europe kosove ndalimi i fluturimeve te boeing tragjedi ne ajer

Sondazh

Poll