Politike

Padia për shpifje e Vilma Nushit ndaj Albana Vokshit, shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e prokurorit të çështjes

Seanca e radhës do të mbahet më 6 maj ora 09:00, ndërsa Vokshi pritet të dalë me një deklaratë. 

24 Prill 2025, 09:42 Nga N.F
Padia për shpifje e Vilma Nushit ndaj Albana Vokshit, shtyhet seanca
Vokshi

TIRANË- Seanca e radhës në GJKKO që do të zhvillohej mes Vilma Nushit dhe deputetes së PD, Albana Vokshi është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes. Seanca e radhës do të mbahet më 6 maj ora 09:00, ndërsa Vokshi pritet të dalë me një deklaratë. 

Vokshi në një deklaratë për mediat u shpreh se mungesa e prokurorit ishte e qëllimshme pasi sipas saj ishin ata vetë që e investuan gjykatën për ta bërë të heshtë para padrejtësive, abuzimeve dhe korrupsionit marramëndës me abuzimet e check up. Ajo shtoi se seanca më 6 maji ka siq ëllim të heqë kohë nga fushata e saj.

"Seanca u shty pasi mungonte prokurori, s’kishte dërguar njoftim për mungesën e tij. Logjika të çon se është e qëllimshme, ishin ata vetë që e investuan gjykatën për të më bërë mua të hesht para padrejtësive, abuzimeve dhe korrupsionit marramëndës me abuzimet e check upp. E kanë caktuar seancën e radhës më 6 maj, në kohë fushate duan të na heqin edhe kohën e fushatës," u shpreh Vokshi për median pas shtyrjes së seancës.

Vilma Nushi, së bashku me Shoqërinë 3P Life Logistic, e cila ka fituar koncesionin për Check Up, ka paditur Albana Vokshin për shpifje, veprim penal i parashikuar nga Neni 120 i Kodit Penal. Kjo padi ka nisur pas deklaratave të Vokshit, e cila akuzoi se vlera e projektit të koncesionit për Check Up ishte 130 milionë euro, ndërsa pala paditëse e kundërshton këtë vlerë, duke thënë se vlera reale është 63 milionë euro për 10 vitet e projektit.

albana vokshit

Sondazh

Poll