Politike

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë! Mësova se autizmi politik prej kohësh konsiderohej i papërshtatshëm

Rama tha se ishte një gabim krejt padashje, ndërsa shtoi se autizmi politik është term i përdorur në literaturën politike dhe akademike.

24 Prill 2025, 08:31 Nga r.ll
"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me komentuesit në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale. Rama e ka nisur fjalën e tij lidhur me gjuhën që vetë ai ka përdorur në daljet dhe takimet e tij elektorale. Lidhur me përdorimin e fjalës "autik", Rama tha se ishte një gabim krejt padashje, ndërsa shtoi se autizmi politik është term i përdorur në literaturën politike dhe akademike. Ai u shpreh se pasi kuptoi se ka lënduar prindër të fëmijëve autik kërkova ndjesë. 

"Jemi në kushtet kur ka një dëshpërim të madh në anën tjetër. Dhe kjo reflektohet në pasqyrat e kënetave mediatike. Nuk lihet gjë pa thënë për mua, qeverinë, PS dhe madje dhe për vetë popullin. Sipas tyre populli është i sëmurë se shikon që Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE. Patjetër ka ende shumë për të bërë dhe prandaj kërkojmë mandatin e katërt. 

Flitet për gjuhën timë. Që paskam thënë e bërë gjëra që askush nuk i bën. Akoma nuk e kuptoj se në gjërat që kam thënë kush ishte gabim. Ka vetëm një gjë që kam kërkuar ndjesë. Ishte gabim krejt padashje. Autizmi politik është term i përdorur në literaturën politike dhe akademike. Por mirëpo prej disa kohësh konsidërohet i papërshtatshëm. Por më doli krejt padashje. I gjendur në kushtet që ndjeva se mund të kem lënduar prindër të fëmijëve autik kërkova ndjesë.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll