Politike

"Rëndësi ka që shumica është shumë e qartë", Rama: Nuk është çështja ju pëlqej apo jo unë, por te mundësia historike për të futur Shqipërinë në BE

Rama tha se dera e BE është e hapur dhe shqiptarët duhet të fokusohen te kjo dhe jo te kryeministri apo çështje të tjera. 

24 Prill 2025, 09:36 Nga r.ll
"Rëndësi ka që shumica është shumë e
rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se përpjekja e tij është që deri në ditën e zgjedhjeve të njerëzit t'i bashkohen shumicës që mendon se PS do të dalë fituese. Ai tha se çështja kryesore për votuesit është mundësia historike për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Sipas tij dera e BE është e hapur dhe shqiptarët duhet të fokusohen te kjo dhe jo te kryeministri apo çështje të tjera. 

"Rëndësi ka që shumica është shumë e qartë. Përpjekja ime deri më 11 Maj është që të tjerët të na bashkohen, ti shtohen kësaj shumice. Përtej të gjithave, ju pëlqen apo jo Edi Rama, ju pëlqen apo jo gjuha, nuk është çështja tek Edi Rama, por mundësia historike për të futur Shqipërinë në BE. Dera është e hapur, nuk ka rëndësi Edi Rama dhe këto të tjerat. Në fund jemi të gjithë shqiptarë.", tha Rama :

edi rama

Sondazh

Poll