Politike

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në mbi 20 vite në politikë nuk i është drejtuar dikujt me fjalët vrasës, hajdut apo kriminel.

24 Prill 2025, 08:45 Nga r.ll
Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në daljen e sotme në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale tha se fushata e Partisë Socialiste ka çështje thelbësore, anëtarësimin në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në mbi 20 vite në politikë nuk i është drejtuar dikujt me fjalët vrasës, hajdut apo kriminel. Sipas këto janë akuza penale dhe në politikë nuk luftohet me akuza penale por me metafora dhe sarkazëm. 

"Kjo është fushatë me një çështje thelbësore. Është takimi historik më BE-në. Jemi drejt rrugës së shkrirjes së plotë me Europën. Unë në 20 e kusur vite në këtë si kam thënë dikujt vrasës, hajdut, kriminel, mafioz se këto janë akuza penale. Luftohet me sarkazëm e metafora jo akuza penale. Asnjë replikë e imja në parlament nuk do ishte e papranueshmë në arkivat e parlamenteve europiane. Pasaporta u jep shqiptarëve statusin e identitetit europian. Atë pasaportë e përdorni për të gjitha vetëm nëse doni të bëheni deputet në vendet europiane.", tha Rama. 

edi rama ne sy m\\\'sy

Sondazh

Poll