Politike

"Ata rreth e rrotull nesh nuk e duan SPAK-un", Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

Ndërsa po ju përgjigjej komentuesve, ai tha se zyrtarët socialistë që kanë probleme me SPAK janë anëtarë të mandatit të parë e të dytë.

24 Prill 2025, 08:39 Nga r.ll
"Ata rreth e rrotull nesh nuk e duan SPAK-un", Rama: Këta që
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se kundërshtarët politikë të PS-së nuk e duan Prokurorinë e Posaçme. Ndërsa po ju përgjigjej komentuesve, ai tha se zyrtarët socialistë që kanë probleme me SPAK janë anëtarë të mandatit të parë e të dytë. Më tej komentoi dhe kritikat mbi hapjen e fushatës elektorale të socialistëve. Rama tha se ata që e kritikojnë nuk e dinë çfarë është tallavaja dhe janë përbuzës të kulturës shqiptare. Më tej shtoi se në të ardhmen e njëjta histori me këngët dhe vallet do të përdoret nga të tjerët. 

"Ata rreth e rrotull nesh nuk e duan SPAK-un. Ata që kanë probleme me SPAK-un janë anëtarë të mandatit të parë e të dytë. Por rëndësi ka që ne e mbështësim procesin. Këta thonë se fushata e PS është tallava dhe tallje. Po si është e mundur? Këta nuk dinë as çfarë është tallavaja. Këta janë përbuzës të kulturës shqiptare. Kush na ndalon në që aty të përdorim këngë nga thesari i kulturës sonë sipas qarqeve. Më falni por që kur unë merrem me fushatë, shikoni si kanë ndryshuar dhe të tjerët. Edhe historia më këngët e vallet do e përdorin tjerët më vonë.", tha Rama. 

edi rama ne sy msy

Sondazh

Poll