Politike

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore", Rama: Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë!

Ai më tej komentoi mënyrën e të shprehurit të tij në takime dhe fjalime. Rama theksoi se ai bën ndonjëherë batuta dhe shaka me kundërshtarët. Sipas tij kundërshtarët nuk i kanë lënë të rritur e të mitur pa u marrë dhe pa i mbuluar me baltë.

24 Prill 2025, 09:10 Nga N.F
"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore",
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'Sy" u është përgjigjur komenteve të ndjekësve. Rama u shpreh se Shqipëria e sotme është më e mira që ka qenë ndonjëherë. 

Ai më tej komentoi mënyrën e të shprehurit të tij në takime dhe fjalime. Rama theksoi se ai bën ndonjëherë batuta dhe shaka me kundërshtarët. Sipas tij kundërshtarët nuk i kanë lënë të rritur e të mitur pa u marrë dhe pa i mbuluar me baltë.

Më të kryeministri u është drejtuar komentuesve se ata nuk janë në kushte për të gjykuar atë. Sipas tij beteja politike është dyluftim me mjete paqësore, me fjalë dhe me gjuhën shpatë.  Ai theksoi se nëse ata nuk e kanë gjuhën shpatë nuk duhet ti futen politikës.

"Shqipëria e sotme është më e mira që ka qenë ndonjëherë. Nuk e di nëse i bëni ndonjëherë analizë ndërgjegjes suaj. Unë nuk bëj vetëm batuta dhe ironi, bëj dhe ndonjë batutë dhe sarkazëm kundërshtarëve që nuk kanë lënë të rritur e të mitur pa u marrë dhe pa e mbuluar me baltë.

Nuk jam në kushtet që mund të më gjykosh ti. Politika dhe beteja politike është dyluftim me mjete paqësore, me fjalë dhe me gjuhën shpatë. Kush nuk e ka gjuhën shpatë nuk duhet të futet në politikë, por kurrë duke cënuar familjen dhe vetë kundërshtarin përtej sarkazmës," tha Rama.

rama

Sondazh

Poll