Politike

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

Rama tha se me herët askush nuk e kishte dëgjuar si emër Dumanin pasi nuk thërriste dot deputeta e ministra për t'i marë në pyetje.

24 Prill 2025, 09:18 Nga r.ll
"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Altin Dumani është bërë i njohur se në drejtimin e tij, Prokuroria e Posaçme ka bërë gjëra të paimagjinueshme. Rama tha se me herët askush nuk e kishte dëgjuar si emër dhe nuk e njihte pasi nuk thërriste dot deputeta e ministra për t'i marë në pyetje. Kjo sepse sipas tij, Dumanit i mungonte shpata e ndëshkimit. Rama tha se ishte PS ajo që armatosi drejtësinë.

"Altin Dumani, një burrë me integritet profesionalizëm dhe kurajë. Është bërë i njohur pikërisht sepse në drejtin e tij kanë ndodhur gjëra të paimagjinueshme, por ka një gjë, Dumani ka qenë prokuror prej shumë vitesh dhe po ky ka qenë. Më integritet e profesionist, e me kurajë si tani. Por askush nga ju nuk e kishte dëgjuar, as unë nuk e dija që ekzistonte një njeri me këtë emër. Nuk thërriste dot njeri sepse nuk e kishte shpatën ishte i çarmatosur. Drejtësinë e armatosëm ne.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll