Aktualitet

Zbulohen EMRAT e dy të plagosurve, lidhja që kishin me njëri-tjetrin

18 Janar 2020, 18:49 Nga DOSJA
Zbulohen EMRAT e dy të plagosurve, lidhja që kishin me

VLORË- Policia e Vlorës ka bërë me dije se personat që mbetën të plagusur nga atentati në Vlorë, janë Roland Çepaj 27 vjeç dhe Nikollaq Çepaj 36 vjeç. Sipas informacioneve Rolandi dhe Nikollaqi kanë lidhje familjare me njëri tjetrin.

Më tej shtohet se Nikollaqi është i martuar me motrën e Rolandit. Policia në reagimin për ngjarjen bën me dije se ngjarja ka qenë një konflikt i çastit, por një prej të plagosurve është kishte dalë nga burgu pak ditë më parë.  Policia e Vlorës ka nisur hetimin për ngjarjen dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli në qytetit, pasi autorët janë larguar me një makinë.

Atentat me armë në Vlorë. 2 persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bashkimi”, ku është qëlluar në drejtim të Roland Çepajt dhe Nikollaq Çepaj që pak ditë më parë kishte dalë nga burgu. Policia po punon për zbardhjen e ngjajres së rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne vlore nikollaq çepaj plagosen 2 persona ne vlore roland çepaj atentat ne vlore nikollaq çepaj plagosen 2 persona ne vlore roland çepaj

Sondazh

Poll