Politike

"Ne kemi nxjerrë nga burgu drejtësinë!" Rama nga Poliçani: Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin, ja ku doli e vërteta

Ai theksoi se ndihet kryelartë për faktin se, sipas tij, në këto vite kanë bërë atë që s'e ka bërë asnjë qeveri. 

23 Prill 2025, 18:30 Nga M.B
"Ne kemi nxjerrë nga burgu drejtësinë!" Rama nga
Edi Rama

POLIÇAN- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Poliçan. Rama tha se socialistët kanë nxjerrë nga burgu drejtësinë. Ai theksoi se ndihet kryelartë për faktin se, sipas tij, në këto vite kanë bërë atë që s'e ka bërë asnjë qeveri. Gjithashtu Rama kujtoi fushatat e kaluar kur thoshte "ma jepni timonin", dhe për këtë ai tha se doli e vërteta.

“Thonë ç’është kjo punë me Edi Ramën njëherë thotë tepsi njëherë timon njëherë dajre. Kujtohet mirë kur ju thoja ma jepni timonin, ja ku doli e vërteta, ishte thelbi i asaj fushate. Të tjerët donin pjesën me tepsi nuk donin reformë në drejtësi. Shikoni çfarë thonë sot e ju duket vetja të zgjuar. Thonë gjysmën e qeverisë e ka në burg. Këtu është mirë të ndalemi një moment për tu marrë vesh.

Si duhet të ndihemi ne, si ndihem unë. Kur duhet të ballafaqohem me faktin se një pjesë e atyre që kanë qenë në qeveri kanë pasur dhe kanë probleme me drejtësinë. Unë do ndihesha keq dhe sikur ju kisha tradhtuar nëse ju mora votën për të bërë reformën në drejtësi, e kam thënë që duhet një drejtësi që godet majtas e djathtas. Jam kryelartë për faktin se në këto vite kemi bërë atë që s'e ka bërë asnjë qeveri. Ne kemi nxjerrë nga burgu drejtësinë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll