Politike

“Më thonë çfarë do ky se ka gjysmën e qeverisë në burg”/ Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...

Gjatë fjalës së tij Rama tha se reforma në drejtësi është një arritje historike dhe solli për herë të parë përballë drejtësisë njerëz me pushtet, gjë që nuk kishte ndodhur më parë në Shqipëri.

23 Prill 2025, 16:54 Nga E. D
“Më thonë çfarë do ky se ka gjysmën e
Edi Rama

SKRAPAR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim mbasditen e sotme me qytetarët në Skrapar, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij Rama tha se reforma në drejtësi është një arritje historike dhe solli për herë të parë përballë drejtësisë njerëz me pushtet, gjë që nuk kishte ndodhur më parë në Shqipëri.

Kryeministri me ironi tha se e pyesin se çfarë kërkon më shumë, pasi gjysmën e qeverisë e ka në burg. Gjithashtu Rama u përgjigj se reformën në drejtësi e donin dhe e solli PS. 

“Thonë për ne: ‘Çfarë do ky, e ka gjysmën e qeverisë në burg’. Po këta mendojnë se me këtë propagandë populli do harrojë kush e donte dhe kush jo reformën në drejtësi, kush e bëri dhe kush është këtu për ta përmbysur.

Shqipëria ka pasur Mbret, ka pasur diktator, ka pasur edhe një palo president, bufin e kënetës, që futi në burg Fatos Nanon të burgosurin e fundit politik të Shqipërisë por asnjëherë nuk është parë një njeri me pushtet të shkojë para një gjykatësi të pavarur,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll