Politike

“Nuk po e kërkoj mandatin e katërt për të zgjeruar shtëpinë”/ Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

Gjatë fjalës së tij Rama nënvizoi se dera e BE-së për vendet që hyjnë brenda nuk hapet kollaj, dhe sipas tij tani është momenti që të veprojmë. 

23 Prill 2025, 17:06 Nga E. D
“Nuk po e kërkoj mandatin e katërt për të zgjeruar
Edi Rama

SKRAPAR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Skrapar, tha se nuk po e kërkon mandatin e katërt për të zgjeruar shtëpinë e vetë, por për të bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian. Gjatë fjalës së tij Rama nënvizoi se dera e BE-së për vendet që hyjnë brenda nuk hapet kollaj, dhe sipas tij tani është momenti që të veprojmë. 

"Kini parasysh një gjë, se ju thonë: Çfarë është kjo histori, por e kanë me mua.Thonë: Çfarë është kjo punë, nuk mjaftuan tre mandate për t’u futur në BE dhe duan dhe të katërtin. Sikur po ju them unë, më jepni mandatin e katërt të zgjeroj shtëpinë. Si ka mundësi që Mali i Zi i ka hapur negociatat para se Rama të bëhej kryeministër dhe nuk është futur në BE? Po Serbia pse nuk është në BE? Po Maqedonia që nuk është futur në BE? Kjo ka një shpjegim, ti nuk futesh në BE se do ti, as se ke bërë detyrat. Dera e BE-së për vendet që hyjnë brenda nuk hapet kollaj. Sot kanë rënë dakord të hapin derën për Shqipërinë," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll