Politike

"Në mandatin e 4 kemi rrugën e re Berat-Poliçan-Skrapar!" Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Ai shtoi se kjo rrugë do të jetë një rrugë që do të ngushtojë distancën dhe do të shpejtojë lidhjen tuja me Beratin dhe Tiranën.

23 Prill 2025, 18:27 Nga M.B
"Në mandatin e 4 kemi rrugën e re
Edi Rama

POLIÇAN- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Poliçan. Rama premtoi se në mandatin e katërt do të ndërtohet rruga e re Berat-Poliçan-Skrapar. Ai shtoi se kjo rrugë do të jetë një rrugë që do të ngushtojë distancën dhe do të shpejtojë lidhjen tuja me Beratin dhe Tiranën. Ai theksoi se do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm. 

"Ne në mandatin e 4 kemi edhe rrugën e re Berat –Polican- Skrapar dhe kjo rrugë do të jetë një rrugë që do të ngushtojë distancën dhe do të shpejtojë lidhjen tuja me Beratin dhe Tiranën dhe do të krijohet një unazë e bukur që do të sjell më tepër investime dhe turizëm. Kanë filluar që të kthehen njerëz që investojnë dhe do të kthehen edhe më shumë me rrugën e re. Kemi zgjidhur çështjen e atyre që ishin kontributi të industrisë ushtarake, jemi duke punuar dhe për kombinatin e Poliçanit, e kemi pjesë të planeve tona dhe jemi duke diskutuar me disa palë të interesuara dhe do të kemi edhe rezultate sepse duam që ta rihapim në kushtet kur e gjithë Europa është e mobilizuar për më shumë pika prodhimi të industrisë ushtarake", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll