Politike

"Janë dhe disa zogj të vegjël që kanë dalë"/ Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

Gjatë fjalës së tij Rama tha se premtimet e forcave të reja të kujtojnë firmat piramidale të 97-ës që ta bëjnë detin kos për të kapur një mandat në parlament.

23 Prill 2025, 17:16 Nga E. D
"Janë dhe disa zogj të vegjël që kanë
Edi Rama

SKRAPAR- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët në Skrapar, ironizoi partitë e reja. Gjatë fjalës së tij Rama tha se premtimet e forcave të reja të kujtojnë firmat piramidale të 97-ës që ta bëjnë detin kos për të kapur një mandat në parlament. Gjithashtu Kryeministri nuk la pa thumbuar as Lulzim Bashën, për të cilin tha se do t’i mungojë parlamentit në katër vitet e ardhshme pasi ai është artist, është i vetmi koalicion me një parti.

“Janë dhe disa zogj të vegjël që kanë dalë. Ata mua më heqin mallin e Sugdes, Vehbiut dhe Rrapush Xhaferrit. Ata ta bëjnë detin kos. Jepu votën atyre dhe këtu s’do ketë më asnjë problem. Aman jepuni votën që të kapin ata ndoonjë vend në parlament. Thonë që ne jemi të rinj, të rinj ata kanë vetëm moshën. Shihni si fusin në listë edhe krushqit. Përveç atyre është edhe Luli. Luli të paktën është koalicioni tek pullë. Kur e pyesin sa i madh është ai koalicion, thotë hyni në internet dhe këroni. Ai do na mungojë se është artist”, tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll