Politike

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama në Skrapar: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Me tone ironike Rama e cilësoi Vrenozin si të ardhmen e opozitës dhe theksoi se është lideri i vërtetë Partisë Demokratike. Rama gjithashtu tha se salla u ekzaltua kur bëheshin aluzione erotike për vetë atë. Gjithashtu Rama nuk la pa përmenduar as Lulzim Bashën, duke ironizuar logon që ai përfaqëson në zgjedhje, Koalicionin Euroatlantik.

23 Prill 2025, 17:09 Nga E. D

 

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama në
Edi Rama

 

SKRAPAR- Kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Skrapar, nuk la pa përmendur as demokratin Ilir Vrenozi. Me tone ironike Rama e cilësoi Vrenozin si të ardhmen e opozitës dhe theksoi se është lideri i vërtetë Partisë Demokratike. Rama gjithashtu tha se salla u ekzaltua kur bëheshin aluzione erotike për vetë atë. Gjithashtu Rama nuk la pa përmenduar as Lulzim Bashën, duke ironizuar logon që ai përfaqëson në zgjedhje, Koalicionin Euroatlantik.

"Nuk të detyron njëri të pëlqesh Edi Ramën ti mund të pëlqesh Ilir Vrenozin, që është lideri i vërtetë. E patë apo jo? Po kur thosha unë, talleshit ju. Por në fakt ai është njishi i vërtetë i Partisë Demokratike. Fjalët e tij në sallë në Korçë janë programi I vërtet I Partisë Demokratike.

Ai është programi, ajo është fryma. E patë sesi u ekzaltua gjithë salla kur ai bënte aluzione erotike për mua. Se këneta e ka shumë thellë kompleksin e inferioritetit. Edhe të diskutosh mes Partisë Socialiste dhe Ilir Vrenozit është si të diskutosh në Mars të 1992, midis PD-së dhe Partisë Komuniste të Hysni Milloshit. 

E ardhmja e kënetës është Ilir Vrenozi. Mos e merrni me të qeshur. U tregua qartë në Korçë. Dje e patë kush e mori pushtetin në opozitë Ilir Vrenozi. E patë sesi bufi dukej i mbaruar dhe i larguar. De facto është i larguar. De jure do ta shihni pas zgjedhjeve që Ilir Vrenozi do të sulmojë për të marrë pushtetin e kënetës në Tiranë,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll