Sport

Muhamed Ali njeriu që “ngrohu” zemrën e Saddam Hussein, ndikimi i ish-boksierit liroi 15 pengje amerikane

17 Janar 2020, 20:34 Nga DOSJA
Muhamed Ali njeriu që “ngrohu” zemrën e Saddam Hussein,

IRAK-Muhamed Ali nuk njihet vetëm si sportisti më i mirë i të gjitha kohërave por edhe si një humanist i madh.

Vetë Ali ka lënë një vepër të jashtëzakonshme që pak nga ne e dimë dhe jemi të informuar.Në vitin 1990 boksieri kishte arritur të lironte 15 pengje amerikanë të zënë në Irak nga ushtria e Saddam Hussein gjatë luftës së Gjirit. Më 23 nëntor 1990, Muhamed Ali shkoj në Bagdad të Irakut, duke u përpjekur që të takonte Saddam-in dhe për ta bindur atë për lirimin e pengjeve amerikane.

Përgjigja e Saddam-it për Muhamed Ali në kërkesën e tij për lirimin e pengjeve ishte shumë e mirëpritur për Kampionin, Saddam tha: “Unë nuk do të lejoj që Ali të kthehet në SHBA pa qytetarët amerikanë që ta shoqërojnë atë.“Më në fund, Ali kishte arritur që me autoritetin e tij të ndikonte tek Saddam Hussein dhe t’i lironte të 15 pengjet amerikan.
Më 2 dhjetor 1990, Ali u kthye në Amerikë me të 15 ish-pengjet amerikane, ku kritikët e Kampionit ende pohonin se misioni i tij ishte për publicitet personal, e jo për lirimin e pengjeve.

Këtyre kritikave, Ali iu përgjigj në mënyrën e tij: “Unë kam nevojë për publicitet, por jo për atë që bëj për mirë! Kam nevojë për publicitet për librin tim, kam nevojë për publicitet për luftimet e mia, kam nevojë për publicitet për filmin tim – por jo për të ndihmuar njerëzit.”

(e,ç.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport muhamed ali muhamed ali

Sondazh

Poll

Sport 17 Janar 2020, 16:13

“Mane është më i mirë se Messi dhe Neymar”

Sadio Mane shkëlqeu në vitin 2019. Ai fitoi Champions League, doli i katërti për “Topin e Artë” dhe u shpall Lojtari Afrikan i Vitit.Mady Traoure së fundmi ka d...