Aktualitet

I vëllai u arrestua si pjesë e rrjetit të trafikantëve të drogës, shkarkohet shefi i ‘përgjimeve’ të BILD, Robert Ag

18 Janar 2020, 11:32 Nga DOSJA
I vëllai u arrestua si pjesë e rrjetit të trafikantëve

DIBËR– Shkarkohet një ditë pas arrestimit të të vëllait, Robert Aga, shefi i Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Dibrës. Aga, u shkarkua pasi i vëllai, Pajtim Aga, u arrestua nga policia, si pjesë e një rrjeti trafikantësh që kalonte kanabis në formë çokollate nga Greqia, përmes Shqipërisë dhe me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Aga, u bë i njohur për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, ku shefi i komisariatit të Dibrës, bisedonte me ministrat socialistë, por edhe me deputetë, dhe u akuzua për përfshirje të policisë në zgjedhje. Emri i tij,  ishte pjesë e një raporti që Shërbimi Informativ i dërgoi Prokurorisë për Krimet e Rënda, por edhe ministrisë së Brendshme, për përfshirjen e policisë në kultivimin e kanabisit.

Operacioni që solli shkarkimin e Agës, u finalizua dje. “Tranzit” vuri në pranga 7 persona, mes tyre edhe vëllain e shefit të policisë, i cili nuk e kishte për herë të parë ‘karrierën’ e tij në fushën e trafikut të narkotikëve.

 

Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor. Por kjo nuk është hera e parë që Pajtim Aga bie në pranga. Në 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë, pikërisht 10 ditë pas telefonatës së ‘famshme’ që Robert Aga kishte shkëmbyer me ish-ministrin Tahiri. Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi edhe të birin, Mateon. 21-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara dhe familjarët pretenduan se mund të jetë rrëmbyer.

 

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pajtim aga përgjimet e bild robert aga shkarkohet robert aga pajtim aga përgjimet e bild robert aga shkarkohet robert aga

Sondazh

Poll