Sport

Zyrtare: Conte bën afrimin e parë për këtë merkato janari

17 Janar 2020, 19:34 Nga DOSJA
Zyrtare: Conte bën afrimin e parë për këtë merkato

Interit i ka ecur mirë me transferimin e Romelu Lukakut nga Manchester United, kështu që pse mos të provojë edhe një tjetër “djall të kuq”?

Zikaltrit pikërisht këtë kanë bërë sot, teksa kanë zyrtarizuar afrimin e parë të merkatos së janarit. Shkruajmë afrim, sepse nuk është blerje, por huazim.

Në një komunikatë zyrtare, mëtuesit më seriozë të titullit kampion në Serie A njoftojnë afrimin e anglezit Ashley Young. Mbrojtësi veteran i United-it ka firmosur deri në fund të sezonit dhe ka opsion rinovimi me një sezon tjetër.

34-vjeçari mendohet se mund të përshtatet mirë me sistemin 3-5-2 të trajnerit Conte, duke qenë një alternativë e mirë për zikaltrit.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport inter young zyrtarizim inter young zyrtarizim

Sondazh

Poll

Sport 17 Janar 2020, 16:13

“Mane është më i mirë se Messi dhe Neymar”

Sadio Mane shkëlqeu në vitin 2019. Ai fitoi Champions League, doli i katërti për “Topin e Artë” dhe u shpall Lojtari Afrikan i Vitit.Mady Traoure së fundmi ka d...