Sport

I vënë bombë në makinë, Federata e futbollit pezullon të gjitha ndeshjet

17 Janar 2020, 19:25 Nga DOSJA
I vënë bombë në makinë, Federata e futbollit pezullon

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Qipro. Federata Qipriote e Futbollit (CFA) sot ka anuluar ndeshjet e programuara të kampionatit vendës.

Kjo, sepse gjyqtarët qipriotë nuk kanë pranuar të zbresin në fushë për të arbitruar, pas kërcë.nimit me bombë që i ka ndodhur një kolegu.

Gjyqtarit me emër Andreas Constantinou i kanë vendosur një bombë në makinë. Ai e kishte parkuar makinën në garazhin e apartamentit ku jeton dhe kjo ka nxitur protestën.

Hetuesit kanë shprehur qartë mendimin e tyre mbi këtë ngjarje, duke theksuar se veprimi penal lidhet me disa vendime që ky gjyqtar ka marrë në ndeshjen Doxa – AEL. Pas atij takimi u krijua një rrëmujë e madhe, me tifozët miq të cilët ishin kundër tij.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gjyqtari protesta qipro gjyqtari protesta qipro

Sondazh

Poll

Sport 17 Janar 2020, 16:13

“Mane është më i mirë se Messi dhe Neymar”

Sadio Mane shkëlqeu në vitin 2019. Ai fitoi Champions League, doli i katërti për “Topin e Artë” dhe u shpall Lojtari Afrikan i Vitit.Mady Traoure së fundmi ka d...