Sport

E priti me ngulm te Bologna, Mihajlovic: Ibrën e kam vëlla, dikur ziheshim

17 Janar 2020, 18:37 Nga DOSJA
E priti me ngulm te Bologna, Mihajlovic: Ibrën e kam vëlla, dikur

Sinisa Mihajlovic ishte shumë pranë transferimit të sulmuesit Zlatan Ibrahimovic te Bologna e tij, por në fund suedezi kaloi te Milani këtë janar.

Në një intervistë të fundit, tekniku ka shpjeguar pse ndodhi kjo dhe foli për marrëdhënien e tij me sulmuesin.

‘’Zlatan është si një vëlla për mua. Dikur kishim përplasje në fushë, por më pas u bëmë shokë. Më erdhi keq që ai nuk erdhi te Bologna, por padyshim e kuptoj zgjedhjen e tij për të shkuar te Milani. Mendoj se këtu do të bënte më shumë qejf”, ka deklaruar serbi.

‘’Jam i lumtur që Zlatan është rikthyer në Itali. Shpresoj që ai të mos luajë kundër nesh, pasi kështu do të kemi një problem më pak për të menduar”, ka shtuar tekniku.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ibra ibra

Sondazh

Poll

Sport 17 Janar 2020, 16:13

“Mane është më i mirë se Messi dhe Neymar”

Sadio Mane shkëlqeu në vitin 2019. Ai fitoi Champions League, doli i katërti për “Topin e Artë” dhe u shpall Lojtari Afrikan i Vitit.Mady Traoure së fundmi ka d...