Sport

Santos i shqetësuar për dëmtimin e Neymar

Klubi i sulmuesit brazilian nuk është shumë optimist për lojtarin e tyre, i cili dëmtoi kofshën e majtë të mërkurën, pas njëzet minutash nga fillimi i tij i parë pas një rikuperimi të gjatë.

20 Prill 2025, 10:00 Nga DOSJA
Santos i shqetësuar për dëmtimin e Neymar

BRAZIL - "Tani duhet të lutemi që mungesa e tij të mos jetë shumë e gjatë"... Ishin fjalët e para të Cesar Sampaio, trajnerit të përkohshëm të Santosit, pas dëmtimit të ri të Neymar në mesjavë kundër Atletico Mineiro në kofshën e tij të majtë, çka nuk frymëzon optimizëm.

Këtë të shtunë, klubi brazilian njoftoi mungesën e yllit të tij, i cili u largua nga fusha pasi zgjati vetëm njëzet minuta. 

"Gjatë pjesës së parë, ai ndjeu një shqetësim të ri në kofshën e majtë, iu nënshtrua testeve imazherike që zbuluan një dëmtim të ri, këtë herë në muskulin gjysmëmembranor.

Numri ‘10’ i Santosit (Peixe - peshku, pseudonimi i qytetit të tij), tashmë do të vazhdojë trajtimin e të njëjtit dëmtim për forcimin e muskujve, duke kërkuar gjithmonë të arrihen nivele më të mira muskulore në mënyrë që të shmangen përsëritjet.

Nuk ka asnjë vlerësim për kohëzgjatjen e mungesës së tij, ndaj, ndërsa i njëjti lloj dëmtimi e mbajti atë jashtë fushës për 42 ditë dhe e privoi atë nga takimi me Seleçao në mars dhe fillimi i kampionatit brazilian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll