Politike

Rama për kandidaten nga komuniteti rom: Edhe nëse nuk do jetë në Kuvend, do jetë një zë në qeverisjen tonë

Rama tha se është krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom

19 Prill 2025, 19:07 Nga r.ll
Rama për kandidaten nga komuniteti rom: Edhe nëse nuk do jetë
edi rama

KORÇË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me gratë dhe vajzat në Korçë ështëndalur të kandidatja e Delvinës, Ina Majko. Rama tha se është krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom Ai u shpreh se dhe nëse Majko nuk do jetë pjesë e Kuvendit do jetë pjesë e qeverisë.

"Do japim më shumë bursa për fëmijë që vinë nga familje në ndihmë ekonomike dhe për shumë prej tyre që vinë nga familje egjiptiane dhe rome. Edhe unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm."-tha Rama.

edi rama ina majko

Sondazh

Poll