Politike

"11 maji është takimi i shqiptarëve me historinë", Rama: Zgjedhja do të jetë mes interesit të një kombi dhe hallit të një njeriu të vetëm

Rama tha se Bashkijmi Europian e ka hapur derën për Shqipërinë që deri në vitin 2027 të bëhet pjesë e saj. 

19 Prill 2025, 18:45 Nga r.ll
"11 maji është takimi i shqiptarëve me historinë",
edi rama

KORÇË- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar datën 11 maj si ditën e takimit të shqiptarëve me historinë. Sipas tij, atë ditë shqiptarët do të duhet të zgjedhin mes interesit të një populli dhe një kombi të tërë dhe hallit të një njeriu të vetëm. Rama tha se Bashkijmi Europian e ka hapur derën për Shqipërinë që deri në vitin 2027 të bëhet pjesë e saj. 

"11 maj është takimi i shqiptarëve me historinë. Në 11 maj zgjedhja është mes interesit të një populli dhe një kombi të tërë dhe hallit të një njeriu të vetëm. Është midis Shqipërisë me BE në Evropë apo me kënetën dhe bufin bashkë në kënetë. Qysh nga rënia e komunizmit, BE nuk mjaftohet duke thënë se ju një ditë jeni pjesë e jona, por ka hapur derën që deri më 2027 dhe thotë që ju të vini dhe të bëheni pjesë e jona. Kemi një afat për herë të parë, që e kemi vendosur bashkërisht”, tha Rama.

edi rama ne korce

Sondazh

Poll