Politike

"Ose me Shqipërinë në BE ose me bufin në gropë"/ Rama thirrje vajzave dhe grave në Kolonjë: Na duhet mbështetja juaj dhe e gjysmës së burrave

Rama tha se burrat e dijnë, pavarësisht se nuk e pranojnë, që gjykimi i gruas ka peshën më të madhe dhe me këto shifra që kanë i mjafton vetëm gjysma e burrave.

19 Prill 2025, 15:30 Nga M.L
"Ose me Shqipërinë në BE ose me bufin në
Edi Rama

KOLONJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Kolonjë me vajzat dhe gratë e këtij qyteti ditën e sotme. Rama i kërkoi vajzave dhe grave që të bëjnë të pamundurën që mbështetjen e tyre ta kenë më të lartën. Rama tha se burrat e dijnë, pavarësisht se nuk e pranojnë, që gjykimi i gruas ka peshën më të madhe dhe me këto shifra që kanë i mjafton vetëm gjysma e burrave.

Rama shtoi më tëj se zgjedhja e 11 majit është e qartë, që interesi i një populli të tërë është me Shqipërinë në BE dhe me bufin e kënetës në gropë.

PJESË NGA FJALIMI:

"Ju lutem vajzave dhe grave të Kolonjës të bëjnë çmosin që mbështetjen e vajzave dhe grave ta kemi më të lartën. Nëse kemi ardhur deri këtu arsyeja madhore se kemi mobilizuar si kurrë më parë, fuqinë e grave, u kemi dhënë mundësi të përfaqësohen, të marrin përgjegjësi. Kemi çliruar nga barra e shumë paragjykimeve. Sot mbështetemi te gratë dhe vajzat si mundësi e madhe.

Gjykimi i gruas është ajo që ka peshën më të madhe. E dinë dhe burrat, pavarësisht se nuk duan ta pranojnë. Me këto shifra na mjafton gjysma e burrave. Se është gjysma që kupton, gjysma tjetër është çyryk, gjysma tjetër është çyryk. Zgjedhja e 11 majit është e qartë, interesi i një populli të tërë dhe hallit personal të një familjeje të vetme, është me Shqipërinë në BE dhe me bufin e kënetës prapë në gropë. Në gropë le të rrijë bufi, Shqipëria më kurrën e kurrës," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll