Politike

Gazfikimi i Korçës/ Rama me delegacionin nga Azerbajxhani: Jemi prodhuesi më i madh i energjisë diellore në rajon! Projekti përfundon brenda 2026-ës

Rama tha se ky projekt ka nisur kohë më parë por falë mështetjes nga presidenti i Azerbajxhanit kjo punë do të përfundojë në 2027, dhe korçarët do të jenë të parët që ndezin çelësin e ngrohjes me gaz. 

19 Prill 2025, 13:56 Nga M.L
Gazfikimi i Korçës/ Rama me delegacionin nga Azerbajxhani: Jemi
Edi Rama

MALIQ- Kryeministri Edi Rama po prezanton projektin e emërtuar 'Nur' me delegacionin nga Azerbajxhani për gazfikimin e Korçës. Rama tha se ky projekt ka nisur kohë më parë por falë mështetjes nga presidenti i Azerbajxhanit kjo punë do të përfundojë në 2027, dhe korçarët do të jenë të parët që ndezin çelësin e ngrohjes me gaz. 

Rama tha më tej se vendi ynë është është prodhuesi më i madh i energjisë diellore në diellore në rajon.

PJESË NGA FJALIMI: 

"Ne jemi në nisje të zbatimit, projekti ka nisur kohë më parë, për të ardhur deri këtu. Falë mbështetjes nga presidenti dhe garancisë që është profesionalizmi dhe kapaciteti i Socar, brenda vitit 2026 kjo punë e bukur synohet të përfundoj dhe në 2027 korçarët të jenë të parët që të ndezin çelësin e ngrohjes me gaz. Ky projekt vjen në një moment goxha domethënës për Shqipërinë. Po investojmë shumë dhe po diversifikojmë portofolin. Shqipëria prodhuesi më i madh i energjisë diellore në rajon. Brenda 2030, 30% e energjisë tonë të vijë nga dielli.

Ky projekt vjen në një moment kur ka filluar puna në tavolinë për lidhjen me Italinë, me bashkëpunimin trilateral, që do na japë ne një pozicion shumë të favorshëm strategjik në transmetimin e energjisë, ndodh në një proces kur Shqipëria hedh hapa domethënës për tu bërë vend sovran brenda 2028, dhe në 2030 vend eksportues neto i energjisë," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll