Politike

Albulena Haxhiu dështon të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës, seanca ndërpritet për 48 orë

Në votimin e dytë, Haxhiu mori 57 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime.

19 Prill 2025, 15:28 Nga r.ll
Albulena Haxhiu dështon të zgjidhet kryetare e Kuvendit të
kuvendi

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka dështuar të zgjidhet sërish në seancën e sotme. Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në votimin e dyte mori 57 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime. Ky emër nuk kaloi dhe drejtuesi i seancës,  Avni Dehari e ndërpreu senacën për 48 orë, pra deri të hënën në orën 15:00.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në seancën e sotme për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatave dhe kuorumit. Raporti u miratua nga 119 deputetë, aq sa ishin të pranishëm në sallë.

Kjo u mundësua pasi partitë politike parlamentare ranë dakord për të votuar raportin e komisionit për mandate dhe kuorum.  Kryesuesi i Komisionit, Artan Abrashi paraqiti para deputetëve raportin për verifikimin e mandateve, bazuar në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, përmban edhe listën e 120 deputetëve të rinj.

Pas votimit unanim për raportin e mandatit të deputetëve, deputetët e zgjedhur kanë bërë betimin në Kuvendin e Kosovës. Ata u ngritën të gjithë në këmbë për të lexuar tekstin e betimit.

albulena haxhiu lvv kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll