Politike

Rama takim me gratë dhe vajzat në Korçë: Ata burra që rrinë e pllaquriten në kënetë mund të jenë të zotë në punën e tyre, por janë çyryk

Rama tha se Partia Socialiste ka krijuar hapësira për gruan që dikur iu mungonte ose nuk e kishin fare. 

19 Prill 2025, 18:00 Nga r.ll
Rama takim me gratë dhe vajzat në Korçë: Ata burra që
edi rama

KORÇË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me gratë dhe vajzat socialiste në qytetin e Korçës. Rama e nisi fjalën e tij me disa komente dhe mesazhe që kishte marrë lidhur me deklaratat e tij kundrejt grave dhe vajzave. Ai tha se Partisë Socialiste nuk i duhen ata burra që nuk kuptojnë se pse gratë duhen lëvduar më shumë.

Kreu i qeverisë nuk ka kursyer ironitë ndaj opozitës, ku tha se burrat që mbështesin "kënetën" janë politikisht "çyryk". Rama tha se Partia Socialiste ka krijuar hapësira për gruan që dikur iu mungonte ose nuk e kishin fare. 

"Është nder i veçantë kjo mikpritje. Sot kam pasur ankesa dhe mesazhe nga burra shokë partie që janë shqetësuar se unë lavdëroj gratë dhe iu bie burrave. Unë mendoj se ata burra që na ikin se nuk kuptojnë pse gratë duhen lëvduar më shumë nuk na duhen. Unë nuk shaj burrat. Kurrë. Burrin tënd kë vetëm ti të drejtë ta shash. E vërteta është se unë nuk shaj burrat. Por në rang vendi PS, e mbështin 56% e grave dhe vajzave. Por kur vjen puna te burrat në rang vendi, diferenca është e vogël. Ata burra që rrinë e pllaquriten në kenëtë janë të zotë në punën e tyre, por janë çyryk politikisht. Nuk i duhen askujt. Unë besoj kjo që PS ka bërë për Shqipërinë na jep arsye për tqenë krenar. Por mua më bën krenar sepse PS ka krijuar hapësira që grave në të kaluarën iu mungonin fare. Shiko këta të katërt këtu dhe gjithë ato që vijnë mbrapa. Bukuria është e rëndësishmë po është çështje virtytesh dhe vullnetesh. Gratë kanë bërë të mundur të rriten mundësitë për të gjithë.", tha Rama.

edi rama ne korce

Sondazh

Poll