Politike

"Dibra, Mati dhe Bulqiza do kenë infrastrukturën më moderne"/ Berisha: Skavica nuk do ndërtohet kurrë!

Berisha deklaroi se i premton tre qyteteve, Dibrës, Matit dhe Bulqizës do kenë infrastrukturën më moderne duke shtuar se edhe hidrocentrali i Skavicës nuk do të ndërtohet kurrë. Berisha tha më tej se ky është viti vendimtar për tu ndar nga e keqja e madhe. 

19 Prill 2025, 13:16 Nga M.L
"Dibra, Mati dhe Bulqiza do kenë infrastrukturën më
Sali Berisha

DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me qytetarët e Dibrës. Berisha deklaroi se i premton tre qyteteve, Dibrës, Matit dhe Bulqizës do kenë infrastrukturën më moderne duke shtuar se edhe hidrocentrali i Skavicës nuk do të ndërtohet kurrë. Berisha tha më tej se ky është viti vendimtar për tu ndar nga e keqja e madhe. 

Berisha ftoi të gjithë emigrantët e diasporës që të votojnë me dinjitet dhe me privatësinë e tyre si qytetar dinjitoz për të shpëtuar këtë vend nga narkodiktatura dhe për ta rikthyer në Shqipëri shprësen, besimin dhe të ardhmen.  

PJESË NGA FJALIMI:

"Këto të gjitha i bën qeveria për 100 ditë, por përsëri kjo nuk është Shqipëria Madhështore. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e prodhimit. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpresës dhe besimit të shqiptarëve, kur nga diaspora të kthehen qindra mijëra prej tyre që u larguan për të ndërtuar ëndrrën në Shqipëri. Ndaj dhe biznesit do t’ia ulim në mënyrë drastike barrën fiskale. Vetëm me uljen në 10 përqind të tatim fitimit, rrogat e rrogëtarëve mbi rrogën e ulët rriten me 13 përqind, sepse kjo taksë është 23 përqind.
TVSH do zbresë në 15 përqind. Energjia për bizneset në 6 lekë, për qytetarët në 7 lekë.

Dibrës i premtoj kompletimin e plotë të infrastrukturës së saj në rrugë, ujësjëllesa, kanalizime. Dibra, Mati dhe Bulqiza do kenë infrastrukturën më moderne. Skavica nuk do ndërtohet kurrë. Të dashur miq, ky vit është një vit vendimtar për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe. Diaspora shqiptare është e tëra në këmbë. Ka jo një, por shumë përfaqësues të saj në këtë sallë dhe unë i përshëndes shumë përzemërsisht. I përshëndes vëllezërit, motrat tona kudo që janë. I ftoj të votojnë me dinjitet, të votojnë në privatësinë e tyre, të votojnë si qytetarë dinjitozë për të shpëtuar këtë vend nga narkodiktatura, për të rikthyer në Shqipëri shpresën, besimin, të ardhmen tonë. Miq, Shqipëria Madhështore është Shqipëria e familjes shqiptare madhështore. Ne jemi dhe do mbetemi për shenjtërinë e familjes. Për ne, familja është djepi i të gjitha vlerave. Ndaj dhe ne kurrë prindërit nuk do mund t’i quajmë me numra, nënë dhe babë do jetë e sanksionuar në të gjitha ligjet tona," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll