Aktualitet

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, përplasen dy makina, humb jetën një nga drejtuesit

Nga përplasja është dëmtuar dhe pasagjeri që ndodhej në makinë me viktimën. 25-vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

17 Prill 2025, 17:52 Nga r.ll
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, përplasen dy
foto ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit. Dy makina janë përplasur në vendin e quajtur "Shkalla e Tujanit". Si pasojë e përplasjes së automjeteve ka humbur jetën një nga drejtuesit, rreth 29 vjeç.

Ndërkohë është dëmtuar dhe pasagjeri që ndodhej në makinë me viktimën. 25-vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne rrugen e arbrit aksident te shkalla e tujanit

Sondazh

Poll