Aktualitet

Plagosje me thikë në Milot/ Shkak parakalimi i gabuar, arrestohet një person

Dyshohet se ngjarja ka nisur për shkak të një parakalimi të gabuar në rrugë që më pas degradoi deri në përplasje fizike mes të rinjve. 

17 Prill 2025, 14:47 Nga M.L
Plagosje me thikë në Milot/ Shkak parakalimi i gabuar, arrestohet
Foto ilustruese

MILOT- Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme, rreth orës 13:55 gjatë një konflikti të momentit mes katër personave. Dyshohet se ngjarja ka nisur për shkak të një parakalimi të gabuar në rrugë që më pas degradoi deri në përplasje fizike mes të rinjve. 

Të përfshirë në këtë ngjarje janë dy vëllezër, Elio dhe Klaudio Kola si edhe kushëriri i tyre Geraldo Kola të cilët janë banues në Milot, me 30-vjeçarin Arbër Aliu i cili banon në Malbardhë. 

Gjatë përplasjes fizike mes tyrë, Aliu mbeti i plagosur me mjet prerës në brinjën e majtë dhe u dërgua në spital. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në pranga është vënë Klaudio Kola, si i dyshuar për palgosjen e Aliut si dhe për dëmtimin e automjetit të tij.

Dy prej autorëve të përfshirë, Elio dhe Geraldo Kola po procedohen në gjendje të lirë ndërsa i plagosuri po procedohet penalisht për deklarim të rremë. policia vijon me hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

milot

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Prill 2025, 13:18 Esmeralda Topi

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Foto ilustruese SHQIPËRI- Zjarr pas zjarri, vit pas viti — mbi 185 mijë hektarë pyje dhe kullota janë shkrumbuar në Shq...