Aktualitet

Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Ilir Beqajn, shkak mungesa e avokatit të ish-ministrit

Edhe pse Beqaj ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, mbrojtësi i tij ligjor, Ermal Yzeira, kishte njoftuar me email se ndodhej i angazhuar në një tjetër proces gjyqësor dhe nuk mund të merrte pjesë.

17 Prill 2025, 14:43 Nga E. D

Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Ilir

TIRANË- Seanca për çështjen ndaj Ilir Beqajt dhe të bashkëpandehurve në dosjen “Sterilizimi” u shty sërish, këtë herë për shkak të mungesës së avokatit të ish-ministrit të Shëndetësisë. Edhe pse Beqaj ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, mbrojtësi i tij ligjor, Ermal Yzeira, kishte njoftuar me email se ndodhej i angazhuar në një tjetër proces gjyqësor dhe nuk mund të merrte pjesë.

Bëhet e ditur gjithashtu se i pandehuri Beqaj tha se do përpiqet të gjejë edhe një avokat të dytë që gjykimi të mos shtyhet më në vazhdim. Ndërkohë gjykata vendosi të ndëshkojë me gjobë prej 30 mijë lekësh për mungesën e tij avokatin e ish-ministrit dhe caktoi edhe një avokat kryesisht për të.

Gjithashtu seanca u shty për më 30 prill në orën 13:00. Ndërkohë pas kthimit në sallën e gjyqit, avokatët pohuan se kanë kontaktuar me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, që do të dalë me një deklaratë për situatën dhe se nuk do ta vazhdonin gjyqin.  Avokatët i kërkuan gjykatës marrjen e masave ndaj prokurorit dhe sinjalizimin e kreut të SPAK. Në vijim gjykata i tërhoqi vëmendjen të gjithe palëve dhe shtyu seancën për në 22 prill.

dosja sterelizimi ilir beqaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Prill 2025, 13:18 Esmeralda Topi

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Foto ilustruese SHQIPËRI- Zjarr pas zjarri, vit pas viti — mbi 185 mijë hektarë pyje dhe kullota janë shkrumbuar në Shq...