Aktualitet

I vendosën zjarrin makinës së një 30-vjeçareje në Tiranë, në kërkim 3 autorët

Nga hetimet dyshohet se krimi u krye për motive të dobëta. Policia bën me dije se po punohet intensivisht për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim, si dhe po hetohet për të identifikuar dhe kapur persona të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

17 Prill 2025, 14:35 Nga M.B
I vendosën zjarrin makinës së një 30-vjeçareje
Foto ilustruese

TIRANA- Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 persona që dyshohet se dogjën automjetin e një 30-vjeçareje, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Belul Hatibi”. Në njoftim bëhet me dije se u identifikuan dhe u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar, 65-vjeçari nga Maqedonia me inicialet A. S., si dhe 37-vjeçari nga Kosova A. S., dhe F. B., 40 vjeç, gjithashtu nga Kosova.

Nga hetimet dyshohet se krimi u krye për motive të dobëta. Policia bën me dije se po punohet intensivisht për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim, si dhe po hetohet për të identifikuar dhe kapur persona të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Njoftimi:

Tiranë/Zbardhet autorësia e djegies së automjetit të një 30-vjeçareje, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Belul Hatibi”. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të rastit (shtetas maqedonas dhe kosovarë).

Si rezultat i hetimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi djegien e automjetit të shtetases P. K., 30 vjeçe, kryer rreth orës 04:00 të datës 16.04.2025, në rrugën “Belul Hatibi”, u zbardh autorësia e këtij krimi.

Konkretisht, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar, shtetasi maqedonas A. S., 65 vjeç, si dhe shtetasit kosovarë, A. S., 37 vjeç dhe F. B., 40 vjeç, të tre banues në Kosovë. Nga hetimet dyshohet se krimi u krye për motive të dobëta.

Punohet intensivisht për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe po hetohet për të identifikuar dhe kapur shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

tirana

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Prill 2025, 13:18 Esmeralda Topi

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Foto ilustruese SHQIPËRI- Zjarr pas zjarri, vit pas viti — mbi 185 mijë hektarë pyje dhe kullota janë shkrumbuar në Shq...